Lista Srpska i ka ofruar opozitës kosovare dhjetë votat e saj për ta rrëzuar Qeverinë. Partitë e mëdha opozitare tash kanë mundësinë që ta realizojnë kërkesën e tyre për ta rrëzuar Ramush Haradinajn.
Megjithatë, anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Rexhep Selimi deklaron se nuk i bashkojnë votat e tyre me deputetët e Listës Srpska.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë për Gazetën Express se nuk i bashkojnë votat me Listën Srpska për ta rrëzuar Qeverinë, ndonëse përpiqen që ta jetësojnë kërkesën e tyre që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje.
“Ne nuk kemi bashkëpunuar me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, por as për ta rrëzuar” , ka thënë të shtunën deputeti Selimi.
Ai ka përkujtuar një fjalim të tij në Kuvend, ku i ka thënë Haradinajt se nuk do të bënin Qeverinë me Listën Srpska, por as nuk do ta rrëzonin një qeveri shqiptare, duke u ndihmuar prej serbëve në Kuvend.
“E kam deklaruar në një fjalim në Kuvendin e Kosovës që unë nuk i bashkoj votat me Listen Serbe as për të të votuar ty si kryeministër, por as nuk do t’i bashkoj as për të të rrëzuar”.
E ky qëndrim Selimi thotë se është i të gjithë partisë së tij. Sipas deputetit të VV’së, Lëvizja vazhdon ta kërkojë rrëzimin e Qeverisë, por fokusin e saj e ka te votat shqiptare.
“VV nuk bashkëpunon me Listen Sespka për ta rrezuar Qeverinë Haradinaj. VV bashkëpunon me spektrin tjetër opozitar dhe deputetë të tjerë qoftë nga mazhoranca sepse mendojmë që agjendat e Listës Serbe nuk janë në përputhje me as interesat e Kosovës, as me interesat e opozitës”, është shprehur deputeti i VV’së.
Lista Srpska ka dalë me një komunikatë, ku deklaron se do të mbështesë përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë, ndër të tjera thuhet edhe se “serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçioze për mbijetesën e tyre politike”.
Deri tani partitë opozitare i kanë pasur vetëm 58 vota të pa mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por kanë deklaruar se për rrëzimin e Qeverisë do t’i mjaftonin katër vota të çfarëdo partie në Kuvend, pa e përjashtuar edhe Listën Serbe.
Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata janë Sasha Milosavljevic, Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviç, Jasmina Zivkoviç, Jelena Bontiç, Verica Ceraniç, Igor Simiç, Slavko Simiç, Srdjan Mitroviç dhe Adem Hoxha.
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...