Alexandre Pato i është përgjigjur raporteve që pohonin se ai është larguar nga Tianjin Quanjian për rikthim te AC Milani.
Braziliani është përfolur shumë për transferim te gjiganti në San Siro gjatë muajve të fundit duke u thënë gjithashtu se ka rënë dakord për një pagë dukshëm më të vogël vetëm që të finalizohet marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk kam thënë asnjëherë se jam duke u larguar nga Tianjin Quanjian. Nuk kam thënë asnjëherë se do të rikthehem në Sao Paolo dhe nuk kam thënë kurrë se do të shkojë në Milan”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Kjo nuk do të thotë në formë të domosdoshme se opsionet nuk janë këtu, por vetëm se ende nuk ka vendosur asgjë.
Ndërkohë, ‘La Gazzetta dello Sport’ sugjeron që drejtorët e Milanit janë më shumë të joshur nga mundësia për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në janar sesa Patos, por janë të shqetësuar gjithashtu me gjendjen e sulmuesit të La Galaxys./arbresh.info/
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...