Milani ka konfirmuar se mbrojtësi Mateo Musacchio do të jetë deri në dy muaj jashtë fushës si pasojë e lëndimit në gju.
Musacchio u rrëzua rëndë në tokë pas një përplasje me bashkëlojtarin e tij Franck Kessie gjatë barazimit 1 me 1 të Milanit ndaj Real Betisit të enjten dhe brenda stafit dhe brenda stafit mjekësor kishte panik për shkak se lojtari dukej se kishte humbur shkurtimisht vetëdijen, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, “Rossonerët” kanë dhënë një njoftim në faqen e tyre zyrtare:
“Mateo Musacchio raportoi për një fryrje në gjurin e tij të djathtë pas ndeshjes duke rezultuar kështu në një lëndim të ligamenteve në kryqëzimin e pasmë që kërkon trajtim të kujdesshëm prej 6 deri në 8 javë”
Përveç kësaj, klubi ka kryer testime në kokën e argjentinasit dhe ka pranuar “rezultateve negative”./arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh