Bashkimi Evropian (BE) edhe zyrtarisht i ka paralajmëruar zyrtarët e institucioneve të vendit se liberalizimi i vizave me Kosovën kërkon kohë, pasi të gjitha (28) shtetet anëtare duhet të marrin vendimin për këtë çështje në mënyrë individuale.
Madje zyrtarë nga BE-ja i kanë thënë gazetës “Zëri” se para se të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave institucionet e Kosovës duhet ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Tani i takon Këshillit Evropian, pra shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian që të vendosin mbi propozimin e Komisionit. Nuk ka afat dhe asnjë datë të rënë dakord për një vendim të tillë në këtë fazë. Procesi i vendimmarrjes është kompleks dhe zakonisht kërkon kohë sepse të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin vendimin e tyre individual”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” nga zyra e BE-së në Prishtinë.
Këta të fundit, përpos luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit kërkojnë miratimin edhe të disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...