Sot dhe nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për dy ditë më radhë do të mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare me temë ‘Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyçë në forcimin e rendit dhe sigurisë’.
Organizimi i konferencës është bërë në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, ‘Përkrahja e mëtejme e Arsimit në Siguri Publike në Kosovë’.
Të pranishëm në konferencë do të jenë: Ministri Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Akademisë Ismajl Smakiqi, Zëvendës udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Libor Chlad, dekani i Fakultetit të Sigurisë nga Maqedonia Nikola Dujovski, ndihmës drejtori i Akademisë së Policisë në Malin e Zi Mladen Bulatović, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Misionin e OSBE-së në Kosovë Karl Åke Roghe, sekretari i tretë i ambasadës së Maqedonisë në Kosovë Seat Fejzuli, Muhaedin Bela këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, nga ICITAPI-i si dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike në vend.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë