Kryepeshkopi Anastas, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, u ka bërë thirrje autoriteteve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për t’u varrosur sipas traditës fetare.
Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, pasi qëlloi me armë në drejtim të forcave të policisë.
“U lutemi të gjitha palëve që trupi i Konstandinos Kacifas të jepet për t’u varrosur sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat le të gjejnë paqen. Zhurma e papërgjegjshme le të ndalet dhe ngjarjet të shqyrtohen në vazhdim me objektivitet dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë pasditen e sotme, familjarët e Kostandinos Kacifas u nisën drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit.
Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulën se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës së kaluar nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës, shkruan top channel.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...