Me siguri se e keni përjetuar euforinë e të hipurit në veturë pas një dite të gjatë me punë, duke e lëshuar këngën e preferuar dhe duke performuar sikurse të ishit në ndonjë festival muzikor.
Por, ndonëse nuk e keni ditur deri tani, faktikisht kjo është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.
Muzika vetvetiu mund ta rritë numrin e antitrupave të cilët e forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret.
Dhe sipas ekspertëve, këndimi dhe vozitja mund të shpijnë në efekte të mira shëndetësore për shëndetin mendor.
Por, si ndikon këndimi dhe vozitja në shëndetin mendor?
– E stimulon mendjen dhe i lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, vozitësit e kanë mundësinë t’i zëvendësojnë mendimet negative me më shumë pozitivitet përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës
– Muzika i prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina
– Dopamina e liruar kur këndoni e zvogëlon nervozën që mund ta fitoni si pasojë e një komunikacioni të ngarkuar
– Këndimi liron më shumë tension në diafragmën tuaj sesa frymëmarrjet e thella
– Këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...