Bashkëbiseduesit biseduan edhe për prioritetet në reforma që janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, bashkërisht me nënkryetarin Aleksandar Nikolloski dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Vllatko Gjorçev realizuan takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Woflgang Sobotka.
Sipas kumtesës së partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, në takim u bisedua për shumë tema të rëndësishme për prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë, si dhe për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend.
“Kryetari Mickoski në takim e informoi bashkëbiseduesin e tij për përndjekjen politike që e zbaton Qeveria, përmes rasteve të montuara dhe keqpërdorimin e institucioneve”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.
Ato shtojnë se Mickoski ka cekur sjelljen e Qeverisë ndaj kundërshtarëve politik që është larg nga vlerat evropiane dhe perëndimore duke cekur gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Maqedonisë si rezultat i Qeverisë, siç thonë ata, të paftë.
Bashkëbiseduesit biseduan edhe për prioritetet në reforma që janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...