Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të dielën, përmendi nga Korça problematikat kryesore në vend si dhe prezantoi platformën që, sipas tij, do ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë.
Për situatën në të cilën gjendet vendi, Basha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit i katapultoi banditët nga burgjet në poste deputeti e kryetarësh bashkie.
“Kemi paraqitur 3 platforma që kanë lidhje me situatën e vendit, ndarjen e politikës nga krimi, dekriminalizimi i zgjedhjeve, dhe lufta kundër oligarkëve për të çliruar ekonominë. E nisëm nga Korça për ta paraqitur këtë platformë.
Këto platforma janë baza e veprimit, dhe sapo të vihen në jetë do të ndryshojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Vendi do t’i kthehet qytetarëve. Shumica e shqiptarëve e ka mbështetur këtë programe. Kemi denoncuar që në fillim futjen e personave me rekorde kriminale në parlament. U katapultuan si deputetë e kryebashkiakë direkt nga burgjet. Edi Rama i mbrojti me thonj deri në fund. Bëri gjithçka për të zvarritur ligjin e dekriminalizimit,” tha Basha, i cili vazhdoi të sulmojë Ramën duke e akuzuar për korrupsion.
“Skemat më të ndyra të korrupsionit në 30 vitet e fundit. Faktet flasin vetë, lidhjet e Ramës me banditët nuk janë shfaqur vetëm nga denoncimet e PD, por dhe te përgjimet e Prokurorisë. Anembanë vendit kulmojnë lidhjet me krimin, pa Ramën kjo skemë s’do ishte vënë në funksion. Për çdo projekt që ka investuar qeveria, gjysma e parave janë futur në xhepat e pushtetarëve. Këto janë paratë e qytetarëve.
Projektet janë realizuar me 2-3 herë vlerën e tyre, dhe kontraktorët janë përdorur vetëm për të futur lekët në xhepat e tyre. Është fakt që në 5 vite s’ka pasur asnjë investim që të përmirësojë jetën e qytetarit. Nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në këtë vend. Është fakt që në gjithë Shqipërinë, numri i bizneseve që mbyllin qepenat ka arritur shifra maksimale. 45 biznese në ditë. Është fakt që përtej premtimeve fasadë, faturat janë rritur. Si ajo e naftës që është rritja më kriminale. Është fakt që 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit. Është fakt se 70% e 500 mijë qytetarëve që kanë lënë vendin përbëhen nga lulja e rinisë, shpresa e kombit. Sot jemi këtu për të prezantuar themelet e programit tonë për zgjidhjen e problemit,” tha Basha.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...