Një raport nga ‘Der Spiegel’ pohon që gjiganti në Bundesliga, Bayern Munichu, ishte duke menduar për largimin nga Bundesliga me përpjekjen për të krijuar një ligë të re me skuadra elite.
Raporti është publikuar nga ‘Football Leaks’ në ‘Der Spiegel’ dhe është zbuluar gjithashtu që FIFA i ka ndihmuar Manchester Cityt dhe Paris Saint Germainit për të arritur një marrëveshje që i ndihmon atyre t’i shmangen sanksioneve nga FFP pavarësisht thyerjes së rregullave, transmeton portali arbresh.info.
Raporti shton gjithashtu që Bayern Munichu ishte duke kërkuar largimin nga Bundesliga, në përpjekje për tu siguruar që ata mund të sigurojnë një ligë të re me klube të mëdha dhe elite.
Skuadrat elite supozohej të kishte rreth 12 top skuadra në Evropë, përfshirë këtu edhe Bayern Munichun, Paris Saint Germainin, Manchester United, Chelsean, Liverpoolin, Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin.
Bayern Munichu i është përgjigjur këtyre me një deklaratë duke justifikuar gjërat në Twitter.
“Planet e ringjallura për një të ashtuquajtur Superligë siç thuhet në një raport nga ‘Der Spiegel’ janë plotësisht të panjohura nga Bayern Munichu dhe FC Bayerni nuk ka marrë pjesë në negociata për këtë. Bayerni nuk është në dijeni gjithashtu pse është i listuar në një dokument të cituar nga ‘Mirror’“
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...