Hetimet për vrasjen gjatë shkëmbimit me armë zjarri të Kostandinos Kaçifës tashmë janë fokusuar në pyetjen e familjarëve të 35-vjeçarit.
Jani Kaçifa është babai i Kostandinos Kaçifës. Ai erdhi tek Krimet e Rënda i shoqëruar nga një avokat dhe nga një i afërm. Jani Kaçifa u kërkua nga prokurori i Krimeve të Rënda për të dhënë versionin dhe pretendimet e tij përsa kohë i moshuari pretendon se i biri është qëlluar nga një distancë e afërt nga forcat speciale.
Por, pavarësisht këtij qëndrimi dhënë nga familjarët për mediat greke, nuk ka ende një version në formën e dokumentit zyrtar nga familjarët e të ndjerit. Është kjo arsyeja pse Jani Kaçifa është thirrur për t’u pyetur.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë të enjtes thirri në një mbledhje urgjente zyrtarët e mjekësisë ligjore të cilëve u vendosi afate për të mbyllur sa më shpejt ekspertizën mjeko-ligjore të Kostandinos Kaçifës. Por, mjekësia ligjore thotë se i duhen 3 javë kohë për ekspertimin, kohë e cila konsiderohet nga prokurorët si e tejzgjatur, ndaj edhe është kërkuar që ekspertët të qëndrojnë në detyrë edhe gjatë fundjavës.
Njëkohësisht, mediat greke njoftuan se në Shqipëri ka mbërritur për këtë çështje edhe një efektiv i policisë greke. Lidhur me këtë fakt, autoritetet shqiptare komentojnë se në frymë të legjislacionit shqiptar, asnjë përfaqësues i huaj nuk mund të përfshihet në hetimet shqiptare. Kështu që, edhe hetuesit, edhe ekspertët e mjekësisë ligjore janë të gjithë pjesë e autoriteteve shqiptare. Gjithçka që pala e dëmtuar pretendon mund t’i adresohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda në formën e pyetjeve. Madje, edhe nëse pala greke do të ketë pretendime apo paqartësi, mund t’i drejtohet Shqipërisë përmes letërporosive./Top Channel
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë