300 shtretër të rinj janë dorëzuar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të destinuar për klinika të ndryshme të këtij institucioni.
Ky është ndërrimi i parë i shtretërve pas 20 vjetësh, përveç investimeve të veçanta nëpër reparte.
Sot është dorëzuar kontingjenti i parë nga 750 shtretër sa do të shpërndahen tërësisht, investim ky që arrin shifrën prej 1 milion e 300 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, është shprehur tejet i kënaqur me këtë investim, që sipas tij vjen pas ankesave të shumta.
Drejtori i SHSKUK-se, Basri Sejdiu, tha se do të vazhdojnë me investime tjera në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për pacientët.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër