Forcat turke të sigurisë kanë kapur afro 250 kilogramë eksploziv në orët e vona të së mërkurës në provincën juglindore të Mardinit, bën të ditur guvernatori Mustafa Yaman.
Eksplozivët duhej të përdoreshin në 32 sulme të veçanta me bomba, tha Yaman për shtypin të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Sipas zyrtarit, eksplozivët ishin të gatshëm për sulme në zonat metropolitane.
Policia arrestoi gjithashtu pesë terroristë të cilët ishin në një automjet të mbushur me eksploziv.
U nis një hetim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje, tha guvernatori./Arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona