Apple dhe Samsung do të gjobiten me nga 5 milionë eurorespektivisht në Itali, për “ngadalësimin me qëllim” të celularëve të tyre.
Një hetim i nisur në janar nga autoriteti i konkurrencës në Itali, zbuloi se disa përditësime të softuerëve të celularëve kishin efekt negativ në performancën e pajisjeve.
Hetimi, që besohet se është i pari i këtij lloji kundër prodhuesve të celularëve, erdhi pas akuzave se përditësimet e sistemit operativ ngadalësuan celularët më të vjetër, duke i shtyrë njerëzit që të blejnë celularë të rinj, transmeton Gazeta Express.
Sipas The Guardian, një deklaratë zyrtare e autoritetit të konkurrencës thotë se kompanitë nuk ofruan informata adekuate rreth ndikimit të sistemit të ri në celularë.
Që të dyja kompanitë u dënuan me 5 milionë euro, por Apple u dënua me 5 milionë euro shtesë, për shkak se nuk iu dha përdoruesve informacione “esenciale” rreth karakteristikave të baterive me litium, duke përfshirë jetëgjatësinë e tyre, si t’i mirëmbajnë ato ose kur duhet t’i zëvendësojnë.
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...