Gjykata Supreme e Hungarisë, liroi sot kameramanen e cila u filmua duke goditur dhe shqelmuar emigrantët në kufirin me Serbinë, një ngjarje që daton nga viti 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata vendosi që Petra Laszlo do të duhej të gjykohet për kundërvajtje dhe jo për vepër penale.
Paraprakisht, një gjykatë e instancës më të ulët dënoi personin në fjalë me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, me akuzat për vepër penale.
Gjykata Supreme deklaroi se veprimet e instancës më të ulët ishin “moralisht të pasakta dhe të paligjshme”.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2015, një video bëri xhiron e botës në internet, në të cilën shfaqej një njeri duke u rrëzuar përtoke bashkë me të birin të cilin e mbante në krah, pasi zuri thua në këmbën e hungarezes të cilën e zgjati qëllimisht.
Në një tjetër video, Laszlo u shfaq duke shqelmuar një vajzë të vogël, e cila po përpiqej të largohej nga policia në një fushë në kufirin Hungari-Serbi.
Laszlo në atë kohë punonte për një kanal televiziv hungarez me emrin N1TV, mirëpo pas shfaqjes së videove u pezullua nga puna.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...