Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga Mbreti i ndjerë i Pop muzikës, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dal në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.
Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.
Theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.
Në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të Neë Yorkut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...