Kryetari i Komunës së Klinës premton që bashkëpunimet me VoRAE do të këtë edhe në vitet në vazhdim.
Në Komunën e Klinës është organizuar një vizitë me përfaqësuesit e Zyrës Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe organizatën VoRAE nga Graçanica, si dhe me Kryetarin e Komunës së Klinës, Prof.Dr. Zenun Elezaj.
Në këtë vizitë janë vizituar familjet e komuniteteve: Rom, Ashkali dhe Egjiptian në fshatin Jagod të Klinës, të cilët kanë përfituar nga donatori HEKS, Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Klinës.

Sipas, zyrës për Kthim në Komunën e Klinës, vlera e donacionit është 45.000 mijë euro, 30.000 mijë, janë donacion nga Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë dhe 15.000 mijë nga Komuna e Klinës. Nga ky donacion kanë përfituar 13-të familje, ku 8-të shtëpi janë ndërtuar dhe 5-së të tjera janë riparuar. Në këtë projekt kanë përfituar edhe tri familje të komunitetit shqiptar.
Shtëpitë janë ndërtuar dhe riparuar në: Klinë, Jashanicë, Jagod, Shtupel dhe Rudicë. Gjithashtu Komuna e Klinës është e gatshme të nënshkruaj marrëshje bashkëpunimi edhe për vitin 2019 me organizatën VoRAE për përmirsimin e kushteve të banimit të të gjitha grupeve të cenuara që jetojnë në këtë Komunë.
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...
“Po na marrin tokën!” – Banorët shpërthejnë në protestë në V...
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...
Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur ...
NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani
Finalja e Ligës së Kampionëve/ PSG dhe Arsenal, publikojnë f...