Në Athinë po zhvillohen protesta para ambasadës së Shqipërisë për vrasjen e 35-vjeçarit grek Konstandin Kaçifës në Bularat ditën e sotme. Protestuesit kanë shprehur revoltën për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi me plumba ndaj Policisë Shqiptare.
Pas shkëmbimit të zjarrit dhe thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, 35-vjeçari zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me armë Policisë dhe RENEA-s, derisa u qëllua për vdekje nga forcat speciale.
Me flamuj grekë në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës, ndërsa mbajtën edhe qirinj dhe nuk kursyen aspak thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.
“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirrj , u dëgjuan fjalët: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.
Protestuesit ndërkohë kanë tentuar të futen më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por policia greke ka rrethuar godinën më forca të shumta sigurie. Mediat fqinje raportojnë se janë bllokuar rrugët përreth ambasadëa, ndërsa tonet janë shumë të ashpra në adresë të shqiptarëve.
Mediat greke raportojnë së në protestën e cila po zhvillohet në Athinë, i pranishëm është edhe Nikos Mihaloliakos, i pari i Agimit të Artë./lapsi.al/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë