Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka komentuar përpjekjet e opozitës kosovare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Lekaj në një intervistë dhënë Eknomia Online, ka deklaruar se këto përpjekje të opozitës janë të kota, dhe se Qeveria Haradinaj, mandatin do ta dërgojë deri në fund.
“Ne si AAK, jemi të gatshëm çdo herë që t’i përgjigjemi qytetarëve. Nëse opozita i ka numrat atëherë ne jemi të gatshëm. Mirëpo një mesazh e kamë për opozitën, kjo Qeveri do ta kryejë mesazhin e saj edhe për katër vjet”, ka deklaruar Lekaj.
Ai ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakoh’shme.
“Kot e kanë, sepse Qeveria do ta kryejë mandatin e saj. Nuk do të ketë vit zgjedhor. Kjo qeveri nuk do ta kryejë mandatin para atij kushtetues”, zotohet nënkryetar i AAK’së.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/557537311344261/
E në anën tjetër, partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pasi që, sipas tyre, Qeveria aktuale nuk mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë çështjet me rëndësi për vendin, e lërë më të marrë vendime të mëdha.
Ndërkohë opozita qe dhjetë muaj nuk po arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Për të kaluar mocioni opozitarëve u nevojiten edhe katër vota të deputetëve të koalicionit qeverisës.
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes ...
KMDLNJ kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë ...
Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme...
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...