Në vitin 1992 aktori hollivudian Will Smith ka marrë vendimin më të gabuar të jetës së tij, atë të të martuarit me dikë që nuk e dashuron.
Këtë ai e ka zbuluar gjatë emisionit “Red Table Talk” në episodin e radhës së tij. 50-vjeçari është shprehur se në kohën kur u martua me aktoren Sheree Zampino sapo ishte njohur me Jada Pinkett dhe e kishte kuptuar menjëherë se nuk po bënte gjënë e duhur.
“E dini se si është të jesh i martuar me personin e gabuar?! Një ankth i vërtetë. Një natë kur po darkoja me ish gruan time e kuptova që nuk isha i lumtur. U ngrita shkova në tualet dhe nisa të qaj nga frika se nuk do të divorcohesha kurrë.” ,-tha Smith.
3 vite më pas ai vendosi të ndryshojë për mirë jetën e tij duke u divorcuar dhe duke i kërkuar Jadas që të dilte me të./topalbaniaradio
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë