Kanë kaluar shtatë ditë prej kur 34-vjeçarja Gjejlane Rrahmani nga fshati Bregancë e Kaçanikut ka dalë nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më. Vëllai i saj e ka lajmëruar rastin në polici, por përkundër bashkëpunimit të familjarëve me policinë, ajo vazhdon të jetë e zhdukur.
Vëllai i Gjejlanes ka thënë për Express se janë mobilizuar me të gjithë familjarët për ta gjetur atë, por ende askush nuk ka gjetur ndonjë gjurmë të saj.
“Jo ende nuk e kemi gjetë, po e kërkojmë bashkë me polici e me kushëri, po i kontrollojmë krejt lagjet e Kaçanikut, po kërkush ende nuk ka ra në gjurmë të saj”, ka thënë vëllai i saj.
Zëdhënësi i Policisë nga Rajoni i Ferizajt, Agim Gashi, po ashtu ka konfirmuar se janë në kërkim të vazhdueshëm për gjetjen e Gjejlanes.
“Ende nuk është gjetur, jemi duke e kërkua vazhdimisht, në bashkëpunim me familjarët”, ka thënë Gashi
Në ditën kur Gjejlanja është zhdukur, vëllai i saj ka thënë për Express se motra e tij ka pasur të veshur një pallto ngjyrë kafe, ndërsa ka theksuar se ajo përballet me probleme mendore.
E raste të tilla të zhdukjes së personave, së fundmi kanë shënuar rritje në Kosovë. Sipas statistikave të Policisë për nëntë muajt e parë të këtij viti janë raportuar gjithsej 193 raste.
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...