I jepet lamtumira ish të burgosurit politik nga Podujeva

11:07 | 28 Tetor 2018
A Z

Mbrëmë është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica.
Të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit me c’rast do të varroset sot në ora 14:00, në fshatin Dyz të Komunës së Podujevës, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947. Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale