Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se Evropa vazhdimisht ka ndryshuar kufijtë gjatë historisë së saj, dhe ka shumë shembuj të tillë.
“Pra, për ne ndryshimi kufijve është real, madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek në një konferencën ndërkombëtare në Beograd të “Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim”, e cila i është kushtuar koncepteve të reja të sigurisë në botë.
Sië raportojnë mediat serbe, Busek gjithashtu vlerëson se Bashkimi Evropian do të duhej sa më shpejt që është e mundur të pranojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, kështu do të zgjidheshin roblemet e rajonit, prcjell Telegrafi.
“Kjo do të inkurajonte bashkëpunimin rajonal”, dhe vuri në dukje se, ” ndasitë mes Evropës Perëndimore dhe të Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, në Ballkan dhe Mesdhe, Evropa mund t’i zgjidhë me forcimin e bashkëpunimit, pavarësisht nga dallimeve politike dhe të tjera në mes të vendeve.
“Bashkimi Evropian ka nevojë për një qëndrim më këmbëngulës në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që do të thotë pranimi sa më i shpejtë i vendeve të tjera. Kjo mund të ndryshojë karakterin e Unionit, por kjo është e nevojshme. Sepse kjo është Evropa. Brukseli duhet të jetë më shumë partner, jo dikush që urdhëron “bëjeni këtë”, “plotësoni këtë” dhe duke kërcënuar me gisht “, tha Busek.
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu