Humanisti Halil Kastrati ka rezervuar fjalët më të ëmbla për veprimtarin e çështjes kombëtare dhe humanistin Riza Lluka.
Ai thotë se Riza Llukën nuk do ta harrojë derisa të shkojë te ai (në përjetësi).
Kastrati në emisionin “Personale”, që transmetohet sot në RTV Dukagjini, ka rrëfyer momentet kur është takuar për herë të parë me humanistin Riza Lluka.
“Kur kam shkuar për herë të parë me hap kuzhinën humanitare në Pejë, personi i parë që e kam takuar kishte qenë ai (Riza Lluka). Kam shkuar te RTV Dukagjini dhe më ka pritë, i panjohur isha për të, më shihte për herë të parë dhe poashtu e shihja për herë të parë”, fillon rrëfimin e tij Kastrati për takimin e parë me Riza Llukën.
“…I kam dhënë idenë se kam ardhur për të hapur një kuzhinë humanitare. Ma ka thënë një fjalë që nuk mund ta harrojë kurrë. A ka mundësi të përqafojë njëherë, tha, ndoshta kuzhina nuk do të hapet kurrë, unë mjafton që dëgjova diçka që nuk e kam besuar se ka në popullin tonë”, rrëfen Halil Kastrati bisedën me Riza Llukën,
Kastrati tregon më tej se pas atij takimi, kuzhina humanitare në Pejë nuk është ndalur asnjëherë, pavarësisht vështirësive ekonomike.
“Nga ai takim Riza është ‘shkaktari’ kryesor i mbarëvajtjes së punës sonë. Njerëzit kryesor i ka anëtarësua në shoqatë. Nuk hezitonte as natën e as ditën për t’u përgjigjur. Kur u mbështetnim për muri, kërkonim ndihmë te ai dhe të nesërmen borxhi në markete ishte shlyer”.
Riza Lluka e ka dashtë shumë humanitetin, tregon më tej Halil Kastrati duke shtuar se ai ka ndihmuar edhe në hapjen e kuzhinës edhe në Prizren.
“Autoriteti dhe zemërgjerësia e tij, ka barë që njerëzit dhe bizneset më të mëdha anë e mbanë Kosovës të japin donacione për “Jetimat e Ballkanit””.
“Shpresoj të ketë edhe njerëz të tjerë si Riza Lluka në Kosovë, ka qenë për t’u marrë shembull. Unë kam qëndruar shumë kohë me të dhe kam përfituar nga këshillat e tij”, thotë ndër të tjera drejtori i Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...