Cristiano Ronaldo ka thënë se Juventusi e dinte se do të ishte e vështirë ndaj Empolit, teksa ka folur edhe për golin e tij dhe formën e Zonjës së Vjetër.
Bardhezinjtë kanë fituar në udhëtim te Empoli me rezultat 2-1, falë dy golave të Ronaldos, i cili të parin e shënoi nga penalltia, ndërsa të dytin nga distanca.
“Ishte një lojë shumë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.
“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, sidomos pas lojës në Ligën e Kampionëve dhe ne ishim pak të lodhur”.
“Ne qëndruam në lojë, e rritëm posedimin tonë, krijuam më shumë shanse pas pushimit dhe në fund merituam fitoren”.

“Unë nuk e mbaj mend golin shumë mirë, do të duhet të shikojë atë përsëri!”.

“E gjitha kjo ndodhi shumë shpejt, por unë u ndjeva i sigurt dhe tentova golin”.
“Kjo është një javë shumë e rëndësishme, ne kemi bërë një performancë fantastike kundër Manchester United në Old Trafford dhe kemi performuar mirë këtu edhe në rrethana të vështira”, përfundoi portugezi.
Alarm në Suharekë: Konfirmohet lija e deleve dhe dhive, ndal...
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të dielën kolumbianët dr...
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënde...
Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Ki...
Interi synon yllin e madh të Man Cityt, anglezët i vendosin ...
Rrokulliset një kamionetë me ujë në autostradën “Ibrahim Rug...