Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë sot së është liruar nga arresti shtëpiak, për të cilin ishte vendosur që të zgjatej një muaj nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në shtatorin e këtij viti.
Milaim Zeka në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se momentalisht ndodhet në Selanik.
“Ndoshta edhe jam liruar sepse unë për momentin jam në Selanik”, tha Zeka.
Zeka u arrestua pasi kishte kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu, duke i thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...