Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares, ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të rishqyrtohet aktgjykimi për lëndën “Tanku”.
Sipas javores Fokus, avokatja e Gruevskit do të kërkojë që të shtyhet edhe fillimi i vuajtjes së dënimit prej dy vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është konfirmuar nga avokatja Sanja Aleksiq, e cila shprehet se menjëherë pas pranimit të aktgjykimit është dorëzuar kërkesa në Gjykatën e Lartë.
Përndryshe, Gruevski e ka pranuar aktin udhëzues që më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun hetues “Shkupi”.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...