Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”. Dy ish-deputetët e PS Arben Ndoka dhe Arben Çuko u lanë në qeli me masën “arrest me burg”.
Tetë prej të arrestuarve u lanë në “arrest shtëpie” nga Gjykata, kurse tre të tjerëve iu dha masa “detyrim paraqitje”.
Para Gjykatës së Krimeve të Rënda dolën sot 34 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Vol-Vo4” që u zhvillua të dielën në të gjithë Shqipërinë, ku u goditën 4 grupe kriminale, më i rëndësishmi ai i Avdylajve në Shijak.
Anëtarë të familjes Avdyli, përfunduan në pranga si organizatorët dhe si persona të dyshuar se do të trafikonin lëndë narkotike drejt shtetit gjerman. Ndërkohë nga përgjimet e pjesëtarëve të grupit dolën edhe lidhjet të tyre me dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Ndoka dyshohet se ka ndërhyrë për të përfituar toka në favor të të afërmve të tij, ndërsa Çuko dyshohet se ka dhënë leje të dënuarve pas ndërhyrjeve të personave nën hetim. Për shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal u arrestuan dhe 3 punonjës policie. /tvklan.al
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...