Lëvizja Vetëvendosje konsideron se përgjatë kësaj kohe të qeverisjes, ekzekutivi ka sjell shumë skandale në vend. Sipas tyre, qeveria Haradinaj ka marrë vendime për sektorë strategjik të shtetit, e të cilat kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Sipas Vetëvendosjes, pothuajse në të gjitha vendimet, Qeveria Haradinaj e ka degraduar ekonominë e shtetit.
Në një konferencë me gazetarë, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë folur për 400 ditë të qeverisë Haradinaj, kryesisht për ndikimet në ekonomi.
Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi ka thënë se kanalet përmes së cilave ekzekutivi i shtetit ndërhyn në jetën ekonomike janë të shumtë. Sipas tij, qeveria merr vendime për sektorë strategjik të shtetit e të cilat ndikojnë në perfomancën e ndërmarrjeve shtetërore dhe agjencioneve të pavarura. Sipas tij, qeveria Haradinaj ka shkelë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe ka shkatërruar konkurrencën.
Për situatën ekonomike në vend dhe mënyrën e punës së qeverisë Haradinaj, ka folur edhe Edison Jakurti, drejtues i sekretariatit për formim ideopolitik brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka përmendur 53 milionë euro që i janë dhënë kompanisë Bechtel Enka, që sipas tij, me atë shumë do të mund të investohej në ngritje të mirëqenies së qytetarëve. Në Vetëvendosje kanë thënë se kostoja e vazhdimit të kësaj qeverie është shumë e lartë, ndërkohë që kostoja oportune është shumë e çmuar për tu humbur.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, largimi i kësaj qeverie është minimumi i nevojshëm për ta kthyer Republikën në binare që qojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës