Menjëherë pasi presidenti i Qualcomm, Cristiano Amon, na tha të presim të paktën dy telefona 5G vitin e ardhshëm, mund të kuptohej se çfarë të prisnim kur bashkëthemeluesi i OnePlus Carl Pei iu bashkua atij në skenë.
Jo, ata nuk ishina aty për të folur për datën e re të lansimit të OnePlus 6T, por Pei sapo ka konfirmuar se kompania e tij do të lansoj një pajisje 5G vitin e ardhshëm dhe se sipas njohurisë së tij, OnePlus do të jetë një nga të parët, nëse jo kompania e parë, për ta bërë këtë.
Pei gjithashtu përmendi se ekipi i tij kishte kryer tashmë një test 5G në selinë e Qualcomm në San Diego, në gusht të këtij viti.
Duke pasur parasysh se OnePlus tani lanson vetëm telefona premium, shanset janë se kjo pajisje 5G do të ketë specifika të larta.
Si e tillë, ka të ngjarë që produkti i njëjtë të arrijë në 1H 2019 nga Amon dhe gjithashtu, mund të mbështetet në modemin Snapdragon X50 5G dhe në modulin e mëtejshëm të zvogëluar, QTM052 mmWave.
Tani është në dorë të markave të telefonave të mbështetura nga Qualcomm për të parë nëse ata mund ta tejkalojnë OnePlus në garën 5G. /Telegrafi/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...