Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë tash e një vit po përballen me vërshimet e ujërave të zeza
Leonard Dashullovci, banor i lagjes në Mati 1 në Prishtinë, po i duhet t’i përdor shkallët nga kati më I lartë i ndërtesës, si pasojë e mos-funksionimit të ashensorit.
Krejt kjo për shkak se ujërat e zeza i kanë vërshuar bodrumet e banesave ku ata jetojnë duke u vështirësuar lëvizjen dhe qëndrimin në objekt për shkak të kundërmimit.
E ky problem me ujërat e zeza, sipas banorëve, po vjen nga rrjeti i vjetërsuar i kanalizimit, që ndodhet pak metra larg banesave të tyre.
Gjendja më e keqe, është në parkingun e ndërtesës, i cili është jashtë funksionit, shkaku i vërshimeve.
Banorët thonë se tash e sa kohë kanë bërë kërkesa në Komunën e Prishtinës, por deri më tani problemi i tyre nuk është zgjidhur.
E pakënaqësinë e tyre, dhjetëra banorë të këtij kompleksi, sërish të hënën e kanë shprehur përmes një proteste para Komunës së Prishtinës.
Ata në një takim me nënkryetarin e Prishtinës, Muhedin Nushi, kanë kërkuar intervenim emergjent nga Komuna, në mënyrë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.
E nga Komuna e Prishtinës thonë që problemi qëndron tek lidhja e gabuar e kanalizimit që është bërë kur është ndërtuar ky kompleks.
Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës, thotë se është i rëndësishëm mirëkuptimi që e kanë arritur me qytetarët, dhe se Komuna do të përpiqet sa më shpejt ta zgjidhë këtë problem.
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...