Komuna e Drenasit thotë se nuk do ta tërheqë vendimin, opozita nuk e përkrah
Rruga e disa nxënësve për në shkollë deri në këtë shtator ishte më e shkurtër.
Ata nuk kishin nevojë të udhëtonin për në shkollën e Dobroshecit pasi që në fshatin ku jetojnë, në Godanc, shkollën e kanë shumë afër.
Por një vendim i komunës që nxënësit e dy fshatrave të bashkohen në shkollën amë e të mbyllet paralelja në Godancë si shkak i numrit të vogël të nxënësve po u prish punë nxënësve e prindërve të tyre, ani pse transporti është siguruar nga komuna, raporton T7.
Drejtori i shkollës “Rilindja” thotë se me gjithë telashet për sistemim të nxënësve, mësimi po vijon me rregull.
E për këtë çështje, opozita në Drenas ka shumë kritika.
Por, në drejtorinë e Arsimit në Drenas, po arsyetojnë vendimin e marrë.
Tafil Halilaj, drejtor për arsim, thotë se nxënësit do të vazhdojnë t’i ndjekin mësimet sipas vendimit të komunës.
Që nga fillimi i vitit shkollor, Komuna e Drenasit vendosi që të mbyllen tri shkollat në Abri, Godanc e Gjergjicë, me arsyetimin për numrin e ulët të nxënësve.
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...