Një ditë pas arrestimeve të shumta që u zhvilluan në disa qytete të vendit, policia dhe forcat speciale RENEA e FNSH kanë “vizituar” sërish Shijakun.
Një kontroll i madh është duke u kryer në qytezën e vogël, një ditë pas arrestimit të Flamur Avydlit dhe vëllezërve të tij, që sipas të dhënave të organit të akuzës, janë të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Fijet e deritanishme të arrestimeve kanë bërë lidhjet mes këtij grupi, ish deputetit socialist Arben Ndoka si dhe laboratorit të drogës në Has dhe familjes së mirënjohur të Bajrajve në Shkodër.
Policia po kryen një sërë kontrollesh në banesa për të arrestuar të tjerë persona të skeduar për trafik të drogës. Deri më tani janë prangosur 27 persona dhe pritet që të ketë të tjera arrestime masive.
Kujtojmë se këtë të hënë në orët e pasdites, kryeministri Rama paralajmëroi se ditën e nesërme do të ketë një tjetër aksion të madh policor. Kreu i qeverisë u shpreh se të fortët dhe “muskulozët” do të vihen në rresht
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...