Ditë më parë, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, janë votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.
Deputetët e pozitës dhe opozitës me shumicë absolute të votave votuan pro këtyre projektligjeve.
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, njëherit dhe zëvendëskomandant i FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, në një prononcim për Ballkani.info ka komentuar votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.
Sipas tij, FSK-ja është zhvilluar në përputhje me standartet e NATO-s.
“Miratimi në lexim të parë të pakos së ligjeve që rregullojn tranzicionin e FSK-së, me misionin e ri kushtetues të Mbrojtjes dhe Sigurisë është një fitore e veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës, e sidomos pjestarët e FSK-së”, ka thënë ai.
Sipas tij, FSK-ja është ngritë, zhvilluar dhe modernizuar në përputhje me standardet e NATO-s, ku një impakt të madh kanë dhënë ekipet e NATO-së në Kosovë.
“Por gjithsesi kjo e arritur është rezultat i punës disavjeçare e djemve dhe vajzave që kanë shërbyer në UÇK, TMK dhe FSK. FSK do të jetë një forcë profesionale dhe do të ngrisim kapacitete operacionale të nevojshne për t’i siguruar ambient të sigurt vendit tonë, por edhe të ofrojmë kapacitete për ndihmë miqëve tanë në operacioe paqësore në Botë”, ka përfunduar Cikaqi.
Forca e re e Kosovës do të ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë, ndërsa mision do ta ketë mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...