Por, kryeministrja britanike nuk mund ta dinte çfarë do të humbiste, kur 4 kolegë zbarkuan papritur dhe pa plan në një “pub” të famshëm në Bruksel për birra dhe patate të skuqura.
Pas bisedimeve pa asnjë rezultat të darkës së “Brexit”-it, të mërkurën, presidenti francez, Emmanuel Macron, si dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kthyen bashkë për në hotel.
Por, ndërsa ishin ende në rrugët e Brukselit, Macron mori një “SMS” nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel: Ejani, bashkohuni me ne!
Pak minuta më vonë, Macron, Merkel, Bettel dhe kryeministri belg, Charles Michel, u ulën në një tryezë në sheshin e madh të qytetit, me birra në duar.
Gazetarët nuk ishin të ftuar, në këtë dalje në dukje spontane, por sidoqoftë, një foto në telefon celular, nga një gazetar i rastësishëm aty, është shkrepur dhe është shpërndarë me shpejtësi rrufè në Twitter.
“Pimë një birrë si kolegë, natën e kaluar, dhe patate të skuqura po ashtu, sepse në fund të fundit ishim në Bruksel. Ishte shumë e këndshme”, tha Bettel më pas, duke shtuar se kishin folur pak për zhvillimet e ditës, e më shumë ishin relaksuar së bashku.
“Pagova unë, – tha kryeministri i Luksemburgut, – për shkak të zgjedhjeve të së dielës”. Partia e tij doli mirë në votime dhe ai fitoi një tjetër mandat.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...