Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 përqind të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, por jo edhe niveli nacional, ku deri më tash është përmbushur vetëm 12 përqind.
Kështu u tha në prezantimin e raporti “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar instituti GAP, ku fajtor për nivel qendror u tha se është opozita që nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve, ndërsa për nivel lokal i cili është i çakorduar, u tha se janë kapacitetet e pamjaftueshëm njerëzore dhe buxhetore.
Kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, Blerta Deliu tha se MSA është kontrata më serioze në mes BE-së dhe Kosovës.
“Ne jemi në një fazë tejet të rëndësishme dhe sfiduese, e dini që kohëve të fundit Kuvendi është duke u përballë me një situatë jo shumë të mirë për shkak të pamundësisë që të miratohen ligjet për shkak të bllokadës nga ana e opozitës, e cila në një farë forme po jep sinjale jo të mira, jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në zbatimin e MSA-së sepse më të drejt u përmenden një mori ligjesh të cilat ne duhet t’i përfundojnë si Kuvend për të përmbyllur këtë proces dhe për të shënuar rezultate konkrete“, ka thënë ajo./arbresh.info/
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë