Me fillim nga ora 09:00 nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Një orë më vonë, në ora 10:00 parashihet të fillojë seanca plenare, ku do të shqyrtohen 25 pika të mbetura të rendit të ditës, përfshirë votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Por sipas burimeve të Indeksonline, të pranishëm në këtë seancë nuk do të jenë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Edhe pse pritet që nesër të diskutohet për Rezolutën e dialogut të Kosovës me Serbinë, LDK nuk do të marr pjesë.
Ndryshe ka 25 ditë që në Kuvendin e Kosovës nuk është mbajtur asnjë seancë plenare. Ndërkohë çështja e Rezolutës së dialogut Kosovë-Serbi mblodhi të enjten përfaqësues të partive në vend por që as në këtë takim të pranishëm nuk ishin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës