Serbia nuk po e zbaton Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Objekti i ndërtuar i Pikës kufitare në Merdare vazhdon të jetë jofunksional, ngase pala serbe nuk pranon që të zhvendoset në të, raporton KTV.
Ministri Brendshëm, Bejtush Gashi, thotë se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian si zbatues i projektit, që të bëjë presion te pala serbe për të zbatuar marrëveshjen e IBM-it.
Pavarësisht ngecjeve, Gashi beson se në fillim të nëntorit do të bëhet funksionalizimi i plotë i kësaj pike kufitare, ngase për këtë kanë marrë zotim edhe nga Bashkimi Evropian.
Gurthemeli i kësaj pike kufitare ishte vënë në shkurt të 2017-s.
Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit Kosovë-Serbi, ishte arritur në Bruksel më 2011.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës