Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se Kuvendi i Kosovës as për se afërmi nuk është duke funksionuar përkitazi nevojës e kërkesave të qytetarëve.
Murati përmes një postimi në Facebook, deklaron se ky Kuvend joefikas në punë, në vend se t’i kryej detyrat e mbetura në gjysmë para se të nisë të reja, po vazhdon t’ia komplikoj punën vetës.
Ja postimi i tij i plotë:
Me ne fund, Kryesia e Kuvendit ka vendosur te mblidhet, e ti hape rruge nje seance te re. Per seancen e re jane parapare hic me pak se 44 pika te rendit te dites. Kurse, jane edhe 25 pika te rendit te dites te paperfunduara nga seanca paraprake, e cila nuk eshte kryer. Pra, vazhdon tendenca e keqmenaxhimit ne Kuvend. Ky Kuvend joefikas ne pune, ne vend se ti kryej detyrat e mbetura ne gjysme para se te nise te reja, po vazhdon t’ia komplikoj punen vetes. Status-quo e numrave te munguar po vazhdon, me tendence te permiresimit ne rast te bashkepunimit te PSD e Alternatives.
Ne pergjithesi, ky Kuvend as per se afermi nuk eshte duke funksionuar perkitazi nevojes e kerkesave te qytetareve. Nuk eshte vetem mungesa e numrave ne seance plenare, por edhe organizimi i punes ne pergjithesi. Shpeshhere po deshtojne mbledhje te Komisioneve parlamentare shkaku i mungeses se kuorumit. Grupet parlamentare duhet t’i japin nje zgjidhje kesaj katrahure, perndryshe Kuvendi mund te ngelet i bllokuar edhe me gjate, pa arritur te permbushe asnje obligim karshi qytetareve te vendit.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës