Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho mund të rikthehet në Real Madrid në një të ardhme të afërt.
Të paktën kështu beson gazetari Neil Custis në ‘The Sun’, i cili nuk do të ishte i befasuar nëse anësori i Chelseat, Eden Hazard, do t’i bashkohej atij në kryeqytetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
“Është interesante se si janë duke shkuar gjërat, ai [Hazard] thotë se do të dëshironte të luante sërish nën udhëheqjen e Joses derisa një boshllëk pritet të ndodhë shumë shpejtë në Real Madrid nëse Manchester United nuk reagon aty do të jetë një boshllëk së shpejti ndërkohë që presidenti në Real Madrid dhe Jose janë shumë të afërt”, ka thënë Custis.
“Kur u largua ai nuk kishte armiqësi, ai dëshironte që Jose të qëndronte. Ishte Mourinho që zgjodhi për të shkuar, prandaj ju mund të shihni që kjo mund të ndodhë, Mourinho mund të rikthehet dhe Hazard mund t’i bashkohet atyre”
Nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, Hazard kishte shënuar 19 gola në sezonin 2014/15 të Chelseas./arbresh.info/
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...