Analisti Shkelzen Maliqi ka thënë se pas përplasjeve të Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin ka mbetur rrëzimi i Qeverisë ose disfata e Presidentit në rrugën e tij për korrigjim e ndryshim kufijsh.
Këtë vlerësim Maliqi e ka dhënë pak ditë pasi Presidenti paralajmëroi shkarkimin e Kryeministrit për shkak se ky i fundit tha se ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve.
“Kundërsulmi i Presidentit Thaçi në të gjitha pikat në të cilat është kontestuar ditëve të fundit, tregon se ai është i vendosur dhe nuk do të tërhiqet nga ideja e “korigjimit” të kufirit”, ka deklaruar Maliqi.
“Ashpërsia e kërcënimeve tregon se nuk mund të ketë tërheqje dhe se ku konflikti nuk do të mbetet pa konsekvenca, o disfata e Presidentit, o rrëzimi i Qeverisë aktuale”, ka thënë Maliqi, për Indeksonline.
Ramush Haradinaj kishte pranuar para disa muajsh se Hashim Thaçi mund ta rrëzojë Qeverinë pasi kontrollon disa deputetë të PDK’së, kryesisht të rajonit të Drenicës.
Megjithëkëtë, në PDK kanë thënë se Thaçi s’mund ta rrëzojë Qeverinë pasi s’ka kompteneca.
Një Nënkryetar i PDK’së, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar zgjedhje të reja nëse ngec dialogu me Serbinë.
Ndërsa, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se s’është koha e zgjedhjeve derisa ka thënë se zyrtarët e partive në pushtet që po kërkojnë zgjedhje janë shndërruar në tyxharë politikë.
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...
Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqip...