Real Madridi mund të bëjë një transferim tronditës verën e ardhshme në departamentin defanziv.
Kampioni në fuqi i Evropës duket se është i shqetësuar me kualitetin në mbrojtje ndërkohë që ekzistojnë pak opsione prapa lojtarëve startues – kapitenit Sergio Ramos dhe fituesit të Kampionatit Botëror me Francën – Raphael Varanes, transmeton portali arbresh.info.
Derisa spanjolli Nacho është më shumë se i aftë për këtë detyrë dhe Jeseus Callejo ende një opsion i mundshëm për të qenë gjatë gjithë kohës në fushë në Bernabeu, skuadra në La Liga është duke shikuar edhe për opsione të tjera.
Ylli i Atleticos, Jose Gimenez dhe Samuel Umtiti i Barcelonës janë përmendur në të kaluarën si shënjestra të gjigantit spanjoll, por duket se ata kanë kthyer vëmendjen te Marquinhos i Paris Saint Germainit si një alternativ me shanse të mëdha për sukses gjatë verës së ardhshme.
Edhe pse Varane është vetëm 25-vjeçar, ish lojtari i Lyonit ka nisur me plotë probleme sezonin e ri dhe Real Madridi dëshiron të gjej një zëvendësues afatgjatë të Ramosit, i cili aktualisht ka 32 vjeç dhe së shpejti mund të mos jetë në gjendje të luaj në çdo ndeshje.
Pushimi i kapiteni gjatë disfatës në CSKA Moscow në Ligë të Kampionëve e vërteton këtë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...