Mbase ai nuk e ka menduar se kjo do të mund t’i ndodhte, por kontakti i sërishëm me drogën e rëndoi edhe më shumë.
Ai pësoi aksident në moshën 24-vjeçare dhe ky aksident u bë shkas i rikthimit te dashuria e parë “famëkeqe”.
Dhimbjet që i përjetoi nga aksidenti veç se iu shtoheshin dhe ilaç të vetëm e konsideroi drogën, por barra e pendimit ishte më e madhe se dhimbjet që përjetoi.
Për 7-8 muaj, fshehurazi familjes ai konsumoi drogën dhe siç e përshkruan ai “qateher e kom pas vështirë dy ditë kom hallakat Prishtinën deri kom gjet”.
Frika se mos do ta humbiste familjen e shpëtoi atë nga droga, sepse në të kundërtën nëse ata do ta kuptonin, do t’i shkëpusnin të gjitha kontaktet me të,raporton RTV21.
Kjo e shtyu atë drejt vendimit që ta ndërpriste kontaktin me drogën, e cila shitej me çmim më të lirë sesa para luftës.
Para luftës 1 gram kushtonte 100 marka, ndërkaq pas luftës 1 gram kushtonte 25 euro.
Ai tregon se brenda ditës i ka shpenzuar deri në 200 euro për të blerë heroinë.
Prishtinasi (emër i njohur për redaksinë) tregoi për rtv21.tv se ndjehet shumë i penduar që ka konsumuar heroinë, sepse siç thotë ai droga u bë shkas që prindërit e tij të fitojnë sëmundje, babai vuan nga kanceri ndërsa e ëma nga tensioni.
I gjithë ky përjetim i prishtinasit i dha atij mesazhin më të fuqishëm në jetë, “familja para së gjithash”.
Ai u martua në moshën 36-vjeçare me një femër shqiptare që jetonte jashtë vendit.
Tashmë kanë një djalë dhe me dashuri të madhe u shpreh për ta kur tha se “nuk i kisha ndrru me kurgjo n‘kit botë”.
“Mos te provojnë asnji drogë të rit, droga të mirë nuk ka”, e përmbylli rrëfimin e tij Prishtinasi, që ia mori vitet më të mira të rinisë, por edhe e drejtoi aty ku është sot, i lumtur pranë familjes.
https://www.facebook.com/RTV21live/videos/2127538300632006/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...