Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev theksoi se prioritet i qeverisë së tij është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik: anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur brezi ynë duhet të përcaktojë të ardhmen e shtetit dhe gjeneratave që vijnë. Është koha që fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë t’u japim shkas që ta gjejnë veten e tyre në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Deklaratat e tij u bënë në ceremoninë e organizuar me rastin 70 vjetorit të fillimit të kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare, raporton Alsat.
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...