Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, i ka bërë ftesë për takim ‘në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike’ presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, me qëllim të siç ka thënë ai, heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.
Kuçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre”
Postimi i plotë i Kuçit:
“Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njekohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë.
Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufinjtē e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-ë), Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve tē mëdha historike !!”, ka shkruar Kuçi.
Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, është nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...
Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen