Tejkalim të kompetencave kushtetuese, i ka quajtur zëvendëskryeministri Fatmir Limaj konferencat e presidentit Hashim Thaçi, në të cilat prezantoi idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Dikur bashkëpunëtori më i afërt i tij, Limaj ka thënë se është zënë në befasi dhe, sipas tij, nuk ka njeri që nuk është zënë në befasi duke qenë se nuk ishte i informuar askush.
Limaj ka thënë se konferencat e Thaçit kishin përmbajtje të gabuar.
“Përmbajtjet kanë qenë të gabuara, të pakonsultuara. Ne jemi institucione, duhet të kemi konsultime paraprake, është temë me interes shtetëror. Nuk besoj që ka dikush që ka qenë i informuar dhe nuk është befasuar. Ai e ka pa rrugën dhe ashtu e ka bërë, na ka komplikuar situatën”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“E kemi parë tejkalim të kompetencave kushtetuese në paraqitjen e qëndrimeve”.
Limaj ka hezituar të japë opinionin e tij personal për konferencat e njëpasnjëshme të presidentit Hashim Thaçi për shkak të postit dhe detyrës që ka.
“Ne jemi zyrtarë shtetërorë dhe nuk mundemi me dhënë opinione. Si zyrtar shtetëror duhet t’i përmbahesh Kushtetutës”, ka shtuar ai.
Limaj ka thënë se presidenti me përmbajtjen e konferencave të tij i ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic