Sot, Partia Socialdemokrate ka mbajtur tubimin e degës në Prishtinë.
Kryetari Shpend Ahmeti shpalosi para mbështetësve të shumtë orientimin programor dhe planin për shtrirjen dhe zgjerimin e PSD-së në çdo lagje e fshat të Prishtinës.
Bashkë me koordinatorin e degës, Bashkim Behen dhe anëtarën e Kryesisë Teuta Rrusta; ata e cilësuan krijimin e infrastrukturës organizative si mundësi për përhapjen e platformës socialdemokrate që fuqizon politikat zhvillimore dhe sociale, bën të ditur një njoftim nga PSD.
“Prishtina është komuna që luftoi me rezultate konkrete krimin e korrupsionin; që njihet sot edhe ndërkombëtarisht si shembull i transparencës radikale dhe i politikave të barazisë. Qeverisja socialdemokrate e Shpend Ahmetit përmirësoi dukshëm kushtet në sektorin e arsimit e të shëndetësisë; modernizoi administratën, shërbimet e transportin publik; si dhe zgjeroi hapësirat publike”, është thënë në tubim.
“Shtrirja e strukturave të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë është krijim i hapësirës për politika progresive. Këto politika janë domosdoshmëri për një shoqëri të zhvilluar dhe të barabartë gjithandej vendit. Shtrirja e modelit dhe programit socialdemokrat ka nisur në Prishtinë. Ai do të gjejë vend në gjithë Republikën tonë”, është thënë më tej aty.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic