Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës: Të gjitha punët e mëdha për Kosovën mbajnë vulën e PDK-së

18:39 | 10 Tetor 2018
A Z

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  po mban Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme.

E kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se sot është ditë feste për partin e tij pasi sot kanë bërë 19 vjetë që nga themelimi i PDK-së.

” Sot në emër tuajin falënderoj ish kryetarin e PDK-së Presidentin aktual Hashin Thaçin që i dha aq shumë Kosovës dhe partisë. Nga sot ne nisem një rrugëtim të ri dhe të qartë. Kemi arritur deri këtu më suksese dhe sfida por edhe të vetëdijshëm për të ardhmen e Kosovës. Ku ligji dhe ekonomia janë ka Evropa. Kemi kaluar se bashku 19 vite sfid dhe jo të lehta nga një vend pas lufte dhe i shkatërruar më plag të mëdha jemi shndërruar në një vend të sigurt për qytetarin tonë më infrastruktura ma moderne në rajon në investime në spitale më status të dinit etshëm për procesorët infermieret bujqit e pensionistet. Çdo gjë e madhe që është bërë në vendin ton mban vulën e strukturës së PDK-se. Njerëzit tanë kanë lenë vula të pa qlyeshme. Modernizimi i vendit janë tregime të partisë sonë. Ne kemi punuar shumë pa modesti dhe më mir se partut tjera. Ndjej respekt që ata me kritika të tyre na kanë shtyre të punojmë më shumë . Na kanë sulmuar ata që nuk kanë dashur që Kosova të heq përpara pir edhe ata që venë në pikëpyetje simbolet e Kosovës por ne nuk jemi ndal as nuk do të ndalemi. Ne nuk jemi dorëzuar para frikës dhe nuk do të ndalemi. Kur ndalet PDK ndalet edhe Kosova”.

Tutje Veseli, ka thëne se në këtë rrugëtim kemi bërë ehe gabime. ” kemi lejuar individ të caktuar të na keqpërdorin por shumë prej tyre janë larguar nga partia por më mirë do të ishte të ndahemi më kohë nga ka ardhur koha ta ndryshojmë Kosovën dhe partin armiku ynë nuk është jashtë por është brenda është korrupsioni e cila po dëmton shtetin tonë”, ka thënë Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale