Në Lörrach të Gjermanisë u mbajt një manifestim për jetën dhe veprën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.
Manifestimi u organizua nga Lobi shqiptar për Itali, kurse të pranishmit i përshëndeti kryetari i Lobit, Shukri Ymeri
Në këtë manifestim morën pjesë edhe Magbule Shkodra -zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, Ragmi Mustafa nga Lugina e Preshevës, Loro Ndrekiqi -kryetar i Ulqinit!
Për jetën dhe veprën e Heroit Kombëtar, me punime shkencore u prezantuan prof..Klodjan Pasku dhe Shaban Arifi!
Skender Musliu – zëdhënës i Lobit foli për aktivitetin e organizatës.
Kryetari Ymeri ndau mirënjohje për disa aktivistë në shenjë respekti dhe falënderimi për punën dhe ndihmën e treguar.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të Lobit nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët si: Greqia, Kalabria, Italia, Kroacia, Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika dhe Norvegjia.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë