Luisi dhe shokët e tij kalojnë çdo ditë në një urë për të shkuar në shkollë. Ura mbi lumin Osum lidh 5 fshatra me rrugën nacionale.
“Në dimër na shoqërojnë prindërit. Tunden dërrasat e kalbura, mbahemi nëpër kavo. Këtu na shkon 40 minuta, ndërsa nga rruga tjetër, 3 orë”, tregon Luisi.
Ndërsa gjyshi i Luisit shprehet: “Ne vetëm një gjë kërkojmë nga shteti, vetëm të na bëjë këtë se vjen lumi e na bien fëmijët brenda”.
Banorët e fshatrave Tërpan, Teman, Zhitom, Malinat dhe Fushë-Peshtan e kanë ndërtuar 4 herë urën, por lumi ua prish gjithmonë.
Ura me dërrasa të kalbura e që lëkundet në çdo hap është edhe më frikshme në dimër. Disa muaj më parë, një grua humbi jetën në këtë urë, tregojnë banorët. Dhe shumë të tjerë e rrezikojnë jetën çdo ditë duke ecur mbi urën e vetme që kanë për sëmundje, mort e gëzime.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron